Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nxjerrë emrat e dy deputetëve të tjerë socialistë përveç Taulant Ballës si të përfshirë në aferën e 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, konkretisht, të Ulsi Manjës dhe të Jurgis Çyrbes.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari investigativ Artan Hoxha ironizon këtë rast duke ngritur disa pyetje. Sipas tij nëse siç thotë fabrika që Toyota ka qenë veturë, si ka mundësi që mbante brenda paratë 3 deputët deri tani dhe shoferin bashkë me paratë?
Postimi i Artan Hoxhës
He djema si e vendoset?!!!
Ndajeni mendjen se na hoqet trurin.
Kjo Toyota Yaris ishte veture apo trajler?!!! Nese eshte veture(sic thote vet fabrika e Toyota-s) a nuk i rri si shume ngushte edhe me 3.4 milione euro brenda edhe me te pakten shoferin e tre deputet deri tani(se me tej nuk i dihet sa te tjere do dalin). Nese eshte si autobuzi i Kucit, atehere i bie qe te kete patur edhe mallin brenda?