‘Valë’ arrestimesh në Shqipëri. Ja kush është biznesmeni që theu kodin e heshtjes

0
440

Një sërë arrestimesh janë bërë dje nga policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas operacioneve të ndërmarra me partnerë ndërkombëtarë.

Këto operacione u paralajmëruan pak ditë më parë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që pati një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane Ditier Romann.

Madje në batutë e sipër Xhafaj iu rekomandoi gazetarëve të rrinin pranë zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme dhe atij të policisë së Shtetit për të marrë informacione për ato që pritej të ndodhnin.

Anëtarët e grupit kriminal Avdulaj u arrestuan dje e po ashtu dhe dy ish-deputetë të lidhur me ta.
Ndërkaq të premten, më 19 tetor në Has u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës ku u arrestuan disa persona.

Këto arrestime vijnë në kohën që Arbër Çekaj, pronari i Arbri Garden kontenierët me banane të të cilit u kapën me kokainë ndodhet në burg në Gjermani. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Çekaj të ketë thyer kodin e heshtjes dhe të jetë rrëfyer për policinë gjermane e cila ka bashkëpunuar më pas me policinë shqiptare në operacionet e fundit duke çuar pas hekurave disa persona si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale dhe zbuluar rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here