Korrupsioni në Burgje, pas Arben Çukos arrestohet edhe shoferi i tij (EMRI+Detaje)

0
353

Mesohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha.

Ai dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.

Cuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Gjithashtu nga operacionet e RENEA-s dhe FNSH janë u arrestuan edhe dy policë mbrëmjen e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është Admir Gjurici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here