Kontrolle të befasishme në lokale, kapet ‘i forti’ në Elbasan

0
479

Kanosi me armë zjarri një 26-vjeçar dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari nga Elbasani. Në prangat e policisë ka rënë Altin Sula i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, në 23 shtator, ku Sula dhe 26-vjeçari K.I, kanë debatuar mes tyre në lagjen “Skënderbej” dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Arrestimi i Altin Sulës u bë gjatë kontrolleve të FNSH në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Policia e Elbasanit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje e qetësisë publike. Gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Altin Sula, 34 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 23 shtator 2018, në lagjen “Skënderbej” për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake“, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here