Terrorizohet çifti Beckham, hajdutët me maska u futen në shtëpi

0
405

Çifti David dhe Victoria Beckham kanë mbetur të tronditur pasi disa persona me maska janë futur në rezidencën e tyre Cotswolds. ‘TMZ’, shkruan se policia ka marrë një telefonatë se në ndërtesën 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire, dikush kishte hyrë brenda.

Tre hajdutët e maskuar që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me maska dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall. Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham ka qenë duke udhëtuar për në Australi.

“Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë,”- tha një burim për Dailymail.

David është detyruar që të rrisë sigurinë në shtëpinë ku së bashku me Victorian dhe katër fëmijët kalojnë shumë nga fundjavat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here