Ish-kryeministri kroat dënohet për rryshfet, përfitime lufte

0
428
Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burg për marrjen e një ryshfeti nga banka e atëhershme austriake Hypo Alpe Adria gjatë kohës së luftës 1991-95.
Sanader – i cili i quajti zhvillimet të motivuara politikisht – nuk u arrestua pas vendimit dhe u largua pa dhënë deklaratë. Avokatja e tij Jadranka Slokovic, tha se ai kishte kaluar më shumë kohë se dënimi i dhënë në arrest.
Gjykatësi tha se Sanader ka marrë 3.6 miliardë kuna (557.13 milione dollarë) nga Hypo kur ishte zv. ministër i jashtëm, dhe kjo përbënte përfitim personal nga lufta.
Ai më tej bëri që kjo bankë, tashmë e falimentuar – të jepte hua për Kroacinë për ndërtesat e ambasadave dhe konsullatave, tha gjykatësi në deklaratën e transmetuar në televizion.
Sanader më vonë u bë kryeministër në 2003 deri 2009, dhe është duar më parë për korrupsion dhe në 2012 – por më pas dënimi i tij u anulua pasi gjykata vendosi se nuk kishte pasur gjykim të drejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here