“Drejtorët e paaftë”. Rama thirrje urgjente për socialistët: Po na nxijnë fytyrën

    0
    417

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot për rreth një orë mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë kësaj mbledhje me dyer të mbyllura, Kryeministri Edi Rama ka folur për projektligjin e “lojërave të fatit”, për të cilin  i ka lënë porosi deputetëve që të ftojnë në votim edhe kolegët e opozitës.

    Sipas burimeve Rama është shprehur se projektligji, që shpall të paligjshme pikat e basteve dhe bixhozin në Shqipëri, duhet të miratohet me konsensus me opozitën.

    Kryeministri ka folur me tone të ashpra dhe ndaj drejtorëve të emëruar në disa institucione për të cilit shprehur rezerva për mënyrën sesi po drejtojnë dhe impaktin negativ që krijojnë në opinionin publik.

    “Problem mbeten drejtorët e paaftë, që nuk përmbushin pritshmërie e njerëzve, po na nxijnë fytyrën”, ka thënë Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

    Shpifja

    Po ashtu gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar nga deputetët e majtë, që për çdo rast që do të përballen me akuza politike apo shpifje, ata duhet të nisin procese dhe të denoncojnë çdo rast.

    Kryeministri i ka bërë të ditur deputetëve se është ngritur një ekip ekspertësh, që do të ndjek çdo rast shpifje ndaj deputetëve të maxhorancës, duke i ftuar që të veprojnë si kreu i Grupit ët PS-së, Taulant Balla, i cili ka depozituar disa padi ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

    Gjatë këtij takimi, Rama ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ndërkohë që ditën e mërkurë do të këtë një mbledhje të zgjeruar të ministrave, për nismën anti-shpifje.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here