Para greke për mediat shqiptare. Shpërthen Ngjela: Nuk janë financuar vetëm nga Athina, ja nga cili shtet tjetër

0
431

Lidhur me skandalin e bërë publik në Greqi se mediat shqiptare financohen nga Athina zyrtare ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në facebook, Ngjela shkruan se portalet dhe gazetat shqiptare janë paguar nga Athina për të bërë antishqiptarizëm dhe e cilëson si një turp kombëtar këtë.

Postimi i plotë:

Portale dhe gazeta shqiptate të paguara nga Athina zyrëtare, për antishqiptarizmëm.
Turp kombëtar!
Dhe mos mendoni se kjo është një sëmundje e re antishqiptare e shqiptarëve të shitur, kjo është një sëmundje e vjetër tashmë, rreth 150 vjeçare.

Po nuk janë vetëm portalet dhe gazetat të financuara nga Athina zyrëtare për antishqiptarizmëm, se do shihni edhe politikanë të tillë.

Por njëherësh duhet të theksojmë se individë të tillë nuk janë të paguar vetëm nga Athina zyrëtare, por edhe nga Beogradi zyrtar. Ka sigurisht të paguar edhe nga kompani ruse të financuara nga Moska – zyrëtare që i kanë blerë dhe mbështesin antishqiptarizmin në politikën e lartë; gazetarë dhe pronarë portalesh e gazetash, pseudo analistë, etj.

Kam përshtypjen se këtë çështje duket sikur e ka marrë në dorë FBI. Por nëse ky do të jetë një aksion për pastrimin e thirrit dhe blozës antishqiptare të gazetarisë dhe politikës shqiptare, ky në fakt do të jetë gjithashtu një hap gjigand përpara për vendosjen e moralitet në shtetin shqiptar dhe në strukturimin politik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Duhet që ky denoncim të vijë e të ecë paralel me Reformën në Drejtësi. Por a do t’ia blatojë këtë benefic politika amerikane shqiptarëve, sot kur shqiptarët rezultojnë populli i parë proamerikan në botë? Shqiptarët janë sot 97 përqind proamerikanë dhe po kërkojnë rivendosjen e të drejtës së vet historike.

Shqiptarët sot janë aleati kryesor i Amerikës jo vetëm në Ballkan, por edhe në rrafsh botëror.

Pikërisht për këto, unë mendoj se FBI dhe politika amerikanë do ta çojnë deri në fund këtë çështje, e cila është jetike për historinë e re të Shqipërisë së bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here