Prindërit e këngëtarit të Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si (Stresi), Saliu dhe Shpresa kanë treguar detaje dhe përjetimet që kanë ndjerë në lidhje me arrestimin nga policia të djalit të tyre.
Të ftuar në “Kjo Javë” në News 24, ata i bënë thirrje Stresit të rrijë i qetë, pasi sipas tyre, asgjë me pretendimet e ngritura nuk është faktuar.
Lushaj ka dëshmuar edhe në prokurori për videon ku shfaqet Fredi Alizoti, pasi është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si pjesë e ‘bandës së Berishës’, që ka realizuar regjistrimet. Babai, Sali Lushaj, ka folur edhe për rastin e Babales dhe për fotot e publikuara, ndërsa theksoi se ka patur tentativë për takuar njerëz të PD-së, por kjo sipas tij, kurrë nuk është arritur.
“Të ishte edhe i biri i diktatorit, kushdo që mund të jetë, dhe kushdo që mund të më thoshte bujrëm dhe rri këtu, do ta bëja. Janë gjëra që i kam thënë në prokurori. Kurrë s’kanë patur shans të takojnë të PD-së. Ata të tjera janë fare të parëndësishme. Çfarë kam deklaruar në prokurori nuk është kuriozitet për asnjë. Emri i Ballës është përmendur vetëm njëherë. Flori s’ua dha dorën, ata kanë dashur të takojnë njerëz të PD, por si kanë takuar”, tha babai i Stresit.