Mjeti BepiColombo nis navigimin shtatë-vjeçar drejt Mërkurit

0
548
Një mjet hapësinor evropiano-japonez ka nisur kësaj jave rrugëtimin delikat thuajse shtatë-vjeçar drejt planetit më të vogël e më të paeksploruar të sistemit diellor, Mërkurin.
Misioni BepiColombo, i treti që viziton Mërkurin, u nis dje nga porti hapësinor i Guiana i montuar në raketën Ariane 5.
“Lëshimi i BepiColombo është një gur themeltar i Agjencisë Hapsinore Evropiane dhe i paraprin sukseseve të tjera që do të vijnë ,” tha drejtori i agjencisë Gjeneral Jan Woerner.
 “Përtej kompletimit të udhëtimit sfidues, ky mision do të rikthejë një masë të madhe shkencore për studim në tokë.”
Pak janë mjetet hapësinore që kanë vizituar Mërkurin, prej afërsisë së tij ndaj diellit, më pak se 60 milionë kilometra, në krahasim me distancën prej 150 milionë kilometra të tokës.
Temperaturat në sipërfaqen e planetit arrijnë mbi 400 gradë Celsius gjatë ditës dhe bien në minus 170 gradë gjatë natës.
Mjeti i NASA-s Mariner 10 i lëshuar në Mërkur në 1973, hartoi reth 45 për qind të sipërfaqes së planetit, ndërsa misioni MESSENGER rreth tre dekada më vonë në 2004 kompletoi studimin.
BepiColombo, e emërtuar sipas matematikanit italian të shekullit të 20-të Giuseppe (Bepi) Colombo, do të lëshohet nga fusha gravitacionale e tokës një vit e gjysmë pas lëshimit para se të fitojë shpejtësinë e lundrimit. Ajo do të fluturojë dy herë pas Venusit dhe më pas gjashtë herë pas Mërkurit, para se të hyjë në orbitën e tij rreth dhjetorit 2025.
Atëherë mjeti do të lëshojë dy mjete të veçanta që ka në bark, ESA Orbiter dhe JAXA Mercury Magnetospheric Orbiter (MMO).
ESA do të studiojë sipërfqen e planetit dhe përbërien e brendshme, me qëllim të përcaktojë masën e hekurin he arsyen përse një pjesë e bërthamës së tij është e lëngshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here