Pas tragjedisë në ish-Bllok, shfaqet për herë të parë Elvana Gjata

0
444

Bëhet e gjallë Elvana Gjata pasi u shpall në kërkim nga policia. Këngëtarja ka publikuar disa orë më parë klipin e saj më të ri “Shade”.

Disa muaj më parë këngëtarja pati paralajmëruar se është pjesë e albumit të ri të producentit amerikan, Poo Bear dhe shumë shpejt do të dilte edhe bashkëpunimi i tyre “Shade”. Në videoklip Elvana shfaqet mjaft ekstravagante.

Ndërkohë përpos kësaj kjo është dalja e parë në publik e Elvana Gjatës pas ngjarjes në bllok, ku komandoja Merviol Billo vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinaj dhe Eljon Haton.

Në ngjarjen e 4 tetorit u komentua se mollë sherri ishte këngëtarja dhe policia shpalli atë në kërkim.

Në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.

Elvana Gjata ka udhëtuar drejt Vjenës, 4 orë pas ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here