Zbulohet laborator heroine në Veri, disa të arrestuar (Detaje)

    0
    570

    Një “Xibrakë” e dytë në Shqipëri. Një operacion i madh po zhvillohet në Veri të vendit. Ndonëse deri tani pjesa veriore e vendit ishte lënë jashtë hartës së drogës, aksioni i fundi i policisë vërteton të kundërtën.

    Raportoi se një laborator heroine është zbuluar sot nga policia në Has. Ndërkaq mësohet se janë arrestuar dy persona brenda objekti. Burime thanë se janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

    Numri i të ndaluarve është më i lartë ashtu siç bëhet e ditur se në aktivitet janë të përfshirë edhe persona të huaj.

    Sipas burimeve te para persona te arrestuar jane shtetasit:
    1- V. B.  2- F. C.
    3- XH. SH.
    4- M. SH.
    5- A. SH.

    Mësohet se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here