Zbardhet dëshmia e Florenc Hoxhës, pranoi se realizoi videon me Fredi Alizotin: Ja pse e bëra

0
583

Për gati tre orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos “Babale 2”, në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Zbardhen pjesë të dëshmisë së tij. Mësohet se ai ka pranuar se ka bërë ai videon e dytë me Alfred Alizotin por ka shtuar se kishte qenë ky i fundit që i ka kërkuar vetë takimin.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. Ai mendohet se është pyetur se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.

Nuk foli per mediat jashte

Pasi la Prokurorinë, Florenc Hoxha, nuk preferoi të prononcohet për mediat.

Prokuroria pritet të kryejë dhe një seancë ballafaqimi mes Hoxhës dhe Alfred Alizotit.

Në pyetje do të merret edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here