Salianji bën lëvizjen e radhës, ultimatum prokurorisë: Ja çfarë kërkon si provë

0
450

Në një kohë kur Ervin Salianji po hetohet nga Prokuroria për ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, vjen lëvizja e radhës nga deputeti i PD-së. Avokati i Salianjit, Ledio Braho, i ka dërguar Prokurorisë, një kërkesë ku i kërkon mostrat e zërit të vëllai të ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, Albert Veliut, Agron Hyseni, si dhe Ferdi Alizotit.

Po ashtu në kërkesën e tij Salianji kërkon edhe cd-në ku ndodhen bisedat midis numrave të vendosura në përgjim, me vendim gjykate dhe autorizim të prokurorit. Mes të tjerash kërkohet edhe Cd-ja ku ndodhen materialet për qelizat telefonike në rend kronologjik dhe krahasues për të gjithë numrat e hetuar nga organi posedues.

Akuza dhe dëshmia

Prokuroria dyshon se deputeti i PD-së në bashkëpunim me Albert Veliun, i njohur si Babalja, Fredi Alizotin e gazetarin Jetmir Olldashi, fabrikuan audiopërgjimin, ku implikonin Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ligjvënësi demokrat dha më 12 tetor në prokurori shpjegime edhe për videon e dytë në të cilën Fredi Alizoti, njeriu që sipas prokurorisë dyshohet se imitoi zërin e Agron Xhafajt në bisedën me ‘Babalen’, implikonte socialistin Taulant Balla dhe kreun e Policisë së Shtetit Ard Veliu, që i kishin ofruar favore për të kaluar në anën e tyre. Salianji pretendoi para prokurorëve se videon ia vuri në dispozicion ish-zyrtari i Policisë Florenc Hoxha.

Po ashtu ai mohon të ketë njohje me Fredi Alizotin, i cili sipas ligjvënësit bënte presione në Partinë Demokratike për të marrë para për mbrojtjen që i kishte dhënë ‘Babales’, pas publikimit të audiopërgjimit.

Salianji ka pranuar se videon e kishte në dispozicion prej muajit qershor, kur Edi Rama e Taulant Balla folën për një aktor që kishte imituar Agron Xhafajt, por vendosi ta publikonte vetëm pasi u mor person nën hetim. Kjo, pasi vetëm në këtë mënyrë, mund të çmontonte provën kryesore të fabrikuar nga vartësit e Xhafajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here