Spartak Ngjela: Të gjithë të rrezikuar nga reforma në drejtësi, me ngritjen e SPAK dhe BKH do të hetohet gjithçka

0
438

Avokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e djeshme se Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Ngjela paralajmëroi se të gjithë politikanët janë të rrezikuar nga reforma në drejtësi dhe organet e reja.

“Sigurisht që të gjithë janë të rrezikuar. Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan. Kjo nuk është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi”, u shpreh Ngjela. Në vijim të intervistës, avokati komentoi edhe zhvillimet politike. Sipas tij, marrëveshja Rama-Basha është prishur me urdhër të ndërkombëtarëve. “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët. Prandaj unë them se referuar deklaratës së Ramës pak ditë më parë se Basha i ka kërkuar pushtetin në tavolinë, për mua marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajën që e ka kërkuar. Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela.

Ai komentoi edhe nismën e qeverisëse për të dënuar shpifjen. Spartak Ngjela e shikon pozitivisht këtë propozim sepse sipas tij, politikës i duhet një klimë më serioze. Megjithatë, avokati theksoi se edhe nëse nuk bëhet nga qeveria, problemi i shpifjes do të zgjidhet nga SPAK dhe BKH kur të ngrihen. “Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK. Këto organe do të hetojnë çdo gjë”, u shpreh ditën e djeshme avokati Spartak Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here