Përgjimi në Prokurori mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit PS

0
432

Është zbardhur tashmë edhe përgjimi ambiental mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Përgjimi ambiental mes të rinjve është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.

Rraja: Ku do t’flasësh?

Xhisiela: N’Tiranë

Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjeccares.

Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi  shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri tjetrin.

Referuar bisedës, 25-vjeccarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish-të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri-tjetrit disa herë, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?

Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri-tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?

Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.

Xhisiela: Do vijsh ti?

Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.

Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.

Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.

Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here