Zgjerohet skandali në Belgjikë, mediat serbe: I përfshirë edhe Igli Tare

0
460

Mediat serbe kanë përfshirë së fundmi në skandalin e shpërthyer në Belgjikë edhe Igli Taren, i cili mban rolin e drejtorit sportiv te Lacio.

Sipas “Kurir” gjithçka lidhet me transferimin e mesfushorit serb Sergej Milinkoviç-Saviç, të cilin Lacio e bleu nga klubi belg i Genkut.

Ky transferim është duke u hetuar nga autoritetet belge, teksa menaxheri Mateja Kezhman, dyshohet se përfituar një shumë të madhe parash në bashkëpunim me Taren që nuk është deklaruar. Gjithashtu edhe klauzolat e shumta shtojnë dyshimet. Kezhman është në kërkim dhe ende nuk është kapur në lidhje me këtë ngjarje.

Gjithsesi të gjitha këto mbeten në kuadrin e aludimeve, teksa mbeten për t’u hetuar nga organet përkatëse belge të cilat po merren me skandalin e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here