“30 minuta në prokurori”, flet Basir Çollaku: Isha thirrur për…

0
589

Gazetari Basir Çollaku i cili është paditur për shpifje nga Taulant Balla është marrë sot në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Çollaku sapo ka dalë nga Prokuroria ka thënë për gazetarët se ai u pyet për mënyrën se si ishte realizuar intervista me oficerin që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut, Emilajno Nuhu.

Ai tha se Prokuroria duhet t’i shkojë këtij rasti deri në fund për të “nxjerrë grupin armiqësor”.

“Isha thirrur nga prokurori në cilësinë e personit që di për ngjarjen.  Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor.

Prokurorët kanë kërkuara të dinë se cilat ka qenë mënyrë e intervistës, kontaktet me Nuhun, besoj se prokuroria do të jetë korrekte ashtu siç ishte gjatë kësaj seance. Ti shkojë deri në fund pretendimit të politikanve e se mbase ata janë skenaristët”, tha ai ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here