“Më ofruan 150 mijë euro”, Babalja: Si tentuan të më blejnë

0
564

Ndonëse ndaj tij drejtësia shqiptare ka dhënë masën ‘arrest me burg’, Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X apo ‘Babalja’ ka kërkuar azil politik në Kosovë.

Ai ka folur për emisionin “Open” në Top Channel, ku ka treguar versionin e tij të audio përgjimit që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.

Albert Veliu tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime.

“Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.

Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audiopërgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro, ndersa Albert Veliu sërish thotë se ka patur oferta për t’u shitur.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”- tregon Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here