22 mijë studentë për herë të parë në auditoret e universitetit

0
696

Sot nisi viti i ri akademik 2018-2019. Rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë të studimeve nisin vitin e ri akademik, ndërsa 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit.

Po ashtu viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë në universitete. Ndërkaq fakultetet kanë ende kuota të lira, por sipas udhëzimit do të plotësohen nga vetë fakultetet me zhvendosjen e vijës së kuqe.

Këtë vit për herë të parë për mësuesinë u aplikua nota mesatare mbi 7. Ndërsa për studentët me notë mesatare të ulët nën 6, universitetet rajonale kanë hapur programe 2 vjeçare.

Vlejmë të theksojmë se këtë vit u mbyllën disa degë të universiteteve në rrethe për shkak se nuk patën regjistrime nga studentët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here