Masakra me 3 të vrarë në Mat, flet gruaja e autorit: E gjuajtën me shishe birre, dy duar për një kokë janë

0
409

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, autorit i cili pak ditë më parë vrau me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër thekson se do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit që ka kryer.

E pyetur nga ‘Panorama’, Vjollca Koxha mohoi që i shoqi të ketë qenë një person i dhunshëm, por sipas saj është provokuar nga punonjësit e bashkisë, të cilët siç thekson ajo, i kanë gjuajtur me shishe birre.

“Kemi 30 vjet bashkë dhe s’më ka dhunuar një herë. Nuk e di kush i thotë këto që ka qenë i dhunshëm dhe problematik në fshat. Ditën kur ndodhi ngjarja nuk kam qenë në shtëpi, por kam dëgjuar nga banorët e fshatit se viktimat e kishin gjuajtur Kujtimin me shishe birre, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë se dy duar për një kokë janë”, u shpreh Vjollca, e cila tha se nuk do ta braktisë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here