Basha nga Mati: Referendum për dënimin me vdekje! PD rrezikon integrimin ne BE

    0
    446

    Kreu i PD, Lulzim Basha ishte dje në Mat, ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit me armë në fshatin Shëlli, të tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës. Kreu i demokratëve tha se kjo qeveri e ka katandisur vendin si mos më keq dhe krimi e ka pushtuar kudo dhe me ardhjen e PD me pushtet do te kerkoje referendum per kthimin e denimit me vdekje. Kujtojme qe nje nga kushtet thelbesore te antaresimit te shqiperise me KE ka qene heqja e denimit me vdekje. Kjo deklarate shkon ne kahe te kundert me parimet e vendeve te BE. Gjithsesi ne keto situata dhimbjeje ku politika kerkon te perfitoje kapital elektoral shpresojme qe te jete thjeshte nje reagim emocional i liderit te opozites.

    I pyetur nga News24 dhe BalkanWeb nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri , Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

    Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?

    Basha: Kjo është një çështje që  i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here