Zbardhen detajet në Mat/ 1 i vdekur dhe 2 të plagosur, viktimat e të shtënave punonjës të Bashkisë

0
407

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në fshatin Shëlli në Mat, ndërsa fillimisht u raportua se ka 2 persona të plagosur, një prej të cilëve ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në konflikt. Paraprakisht thuhet se dy të plagosurit janë punonjës të Bashkisë në Mat, dhe ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit, i cili dyshohet se është një prej banorëve të zonës.

L'immagine può contenere: cielo, spazio all'aperto e natura

L'immagine può contenere: pianta, albero, cielo, spazio all'aperto e natura

L'immagine può contenere: cielo e spazio all'aperto

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here