Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka liruar nga qelia ish-drejtorin e ARRSH, Aksel Qurduka. Treshja e Apelit ndryshoi masën “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Javën e kaluar masa e sigurinë “arrest ne burg” u zbut në “arrest shtepie” edhe për ish-drejtorin Albens Alite, ndërsa tani për këtë çështje në qeli qëndron vetëm ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika.
Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.