Pas konfliktit fizik tek Krimet e Rënda, paditet në gjykatë Arta Marku

0
469

Ndaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, është depozituar në Gjykatën Administrative një padi nga Sonila Muhametaj, prokurore e Krimeve të Rënda.

Në padinë e Muhametajt kërkohet që të shfuqizohet vendimi i Markut për ta transferuar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës. Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat.

Padia në Gjykatën Administrative do të shqyrtohet nga Elda Vrioni.

Vendimi i Arta Markut erdhi pas konfliktit brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda kur 10 prokurorë refuzuan shortin për dosjen e Emiljano Shullazit. Mediat raportuan se debatet degjeneruan edhe në konflikt fizik midis prokurorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here