Ahmetaj: Klubet kanë probleme me listë-pagesat, formalizimi i tyre është emergjent

    0
    444

    Gjatë fjalës së tij në përgjigje të deputetit Braçe, i cili kërkoi interpelancë për ligjshmërin fiskale të FSHF-së, ministri Arben Ahmetaj u ndal edhe tek situata në klubet e futbollit.

    Ahmetaj deklaroi se klubet kanë probleme me listë-pagesat si edhe se kanë nevojë për formalizim të mëtejshëm.

    “Klubet e futbollit kanë probleme me list-pagesat e futbollistëve. Kanë nevojë për formalizim të mëtejshëm. Klubi ‘Vllaznia’ është më afër formalizimit se klubet e tjera. Formalizimi i klubeve është një emergjencë. Sporti  ka shumë nevojë për mbështetje nga qeveria, ka shumë nevojë të formalizohet sa më shpejt. Ka nevojë të mbështetet më tej me formalizim dhe dinjitet”, deklaroi Ahmetaj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here