“Duan të zhdukin provat”, SHÇBA përgënjeshtron Berishën

0
364

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme përgënjeshtron mesazhin e publikuar nga deputeti S.Berisha, për një përplasje të pretenduar mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës.

Përmbajtja e mesazhit dhe komentet e deputetit Berisha janë një manipulim i ulët dhe i shëmtuar.

Në lidhje me sa thuhet në këtë mesazh, sqarojmë se:

Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen “Nuhu”.

Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.

SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here