“Babalja”. Inskenoi audio-përgjimin, arrestohet në Kosovë Albert Veliu

    0
    417

    Albert Veliu apo i njohur ndryshe  si “Babalja” është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Pas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare, policia kosovare ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare Veliun, e njohur ndryshe si “babalja”, protagonist i audio-përgjimit me Agron Xhafaj.

    Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit. Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

    Burimet të njejta kanë pohuar se Astrit Veliu është arrestuar në qendrën e azilit politik në Prishtinë, ndërsa më pas është dërguar në qendrën e paraburgimit.

    Rasti i “Babales” ka trazuar politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të forta të bëra nga të gjitha palët. Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka favorizuar vëllain e tij, Agronin, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre duke i quajtur thjesht “shpifje” të opozitës dhe Partisë Demokratike.

    Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafikon droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here