Vrau dy punonjës të Bashkisë në Mat, del fotoja kush është autori Kujtim Koxha

0
539

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat, ku pas një konflikti që dyshohet për motive pronësi u vranë me armë zjarri dy punonjës së bashkisë.

Sipas të dhënave zyrtare punonjësit Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe H.Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.Ata kanë pasur një konflikt me një banor të fshatit që ka qëlluar drejt tyre me automatik. Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.Në foton e mëposhtme sipas fax news është autori Kujtim Koxha në momentin e arrestimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here