Perez e shkarkoi Lopeteguin, por trajneri shpëtoi sepse e votbesoi bordi

0
515

Reali ka marrë paraprakisht një vendim për ta shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas ndeshjes së humbur të dielën ndaj Alavesh, por presidenti i klubit Florentino Perez është bërë pishman pak minuta më pas, sepse njerëzit e tij të afërt dhe anëtarët e bordit nuk e kanë lejuar të nxitohet në vendimmarrje. Sipas “Cadena SER”, numri 1 i klubit madrilen, presidenti Florentino Perez, ka dashur ta shkarkojë ish-trajnerin e Spanjës mbrëmjen e së dielës, pas ndeshjes me Alaveshin, ku humbi 1-0. Por këshilltarët e tij e bindën presidentin Perez të marrë edhe pak kohë, para se të vendosë përfundimisht për çështjen e trajnerit. Duket se ndeshja me Barcelonën është vendimtare për fatet e trajnerit Lopetegui. Gjatë këtij sezoni Reali ka hasur vështirësi për të marrë pikët e duhura, por më shumë po vuan për të gjetur golat. Pas largimit të Ronaldos, goli është bërë një problem i madh për madrilenët, por kuptohet që për rezultatet përgjegjësi kryesor është trajneri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here