Siguria dhe droga në shkolla, Rama: Do angazhohen 150 oficerë sigurie!

0
470

Ashtu sikurse ishte njoftuar, kryeministri Edi Rama  ka dalë në një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij para mediave, Rama njoftoi aplikimin e një projekti pilot, ku bëri me dije se do vendosen 150 oficerë policie në shkolla, të cilët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë në këto ambjente.

“Ka nisur projekti pilot. Do vendosen 150 oficerë në shkolla, për të rritur sigurinë. Policët në shkolla janë për mbrojtjen e fëmijëve. Vëzhguesit që do të vendosen në shkolla janë me trajnime specifike. Do shërbejnë për parandalimin e fenomeneve negative. Do sjellin siguri dhe rregull në ambjente shkollore. Gjithashtu po punojmë edhe për heqjen e celularëve në shkolla. Problem në shkolla është përdorimi i drograve të rënda”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here