Aksident masiv në Serbi, 7 të vdekur dhe 49 të plagosur

0
385
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Serbi, ndërsa raportohet se kanë humbur jetën 7 persona dhe 49 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti zinxhir ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish në pjesën ndërmjet qyteteve Quprija dhe Jagodina.
Në aksidentin tragjik janë përfshirë mbi 40 automjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë fushëpamja e dobët e rrugës për shkak të mjegullës së dendur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here