“Tritolin ma vuri opozita”, vjen reagimi i parë nga PD pas deklaratës së Xhisielës: Këta kalojnë dhe fantazinë

0
332

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas komenteve të Xhisielës, se tritolin në shtëpinë e gjyshërve e ka vënë opozita.

Në një status në Facebook, Paloka shprehet se diçka e tillë del jashtë parashikimeve të tij.

“Keta kalojne dhe fantazine…Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe,” shkruan ai.

Edhe pse tha se nuk do të kishte më dalje mediatike, në një prononcim për mediat, nga makina e saj, Xhisiela Maloku tha se gjithçka është bërë nga  PD dhe opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.

“Mendoj se është mëse e qartë, që është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja, deri dje hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja tashmë nuk jam dhe telefonata e parë që më është bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë e një kushëriri të Rexhepit. Ramazan Rraja ka ardhur këtu dhe më pas është larguar sepse unë nuk doja që .. pastaj ka lajmëruar policinë. Opozita luajti një lojë politike, dhe doli bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë dhe askush nuk mund të hedhë hipoteza. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj se ndihem e rrezikuar nga opozita. Deri dje mbrojtjen nuk e kam pranuar se nuk kam qenë e kërcënuar. Me Rexhepin nuk kam komunikime, kam marrëdhënie të mira me të, jam sqaruar, kam komunikim me familjarët e tij. Isha në banesë kur ndodhi eksplozivi. U  trembëm ishte shpërthim i fuqishëm, por tani nuk trembem se gjithçka bëhet që të kërkoj azil të fajësoj njerëz të pafajshëm por unë nuk kërkoj as azil asgjë sepse nuk do largohem nga Shqipëria.”- u shpreh Xhisiela për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here