Shpërthim në Fushë-Krujë, tritol në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut

    0
    403

    Ramazan Muça është gjyshi i Xhisiela Malokut, vajza që ka tronditur mbarë opinionin publik me historinë e lidhjes së saj me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

    Një shpërthim eksploziv ka zgjuar Fushë-Krujën këtë mëngjes. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e 2 banesave. Nga shpërthimi s’ka dëme në njerëz dhe nuk raportohet as për dëme materiale.

    Shpërthimi ka ndodhur në cepin e oborrit të njërës prej banesave, pjesë kjo e cila lidh shtëpitë e Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, vëllezër me njëri-tjetrin.

    Oborri i Besim Muçës është i përbashkët me oborrin e Ramazan Muçës, gjyshi i Xhensila Malokut. Lidhur me ngjarjen në fjalë janë shoqëruar nga policia 9 persona.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here