Balla i publikoi fotot, ja kush është trafikanti i drogës që shfaqet përkrah Bashës dhe Berishës

0
340

Deputeti socialist Taluant Balla publikoi fotot e Lulzim Bashës, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me një të arrestuar për trafik droge 7 vite më parë.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës” shkruajti Taulant Balla.

Po kush është Oligert Musta që shfaqet në foto me Berishën dhe Bashën?

Ai është arrestuar në vitin 2011 pasi në automjetin ku ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë u gjet një sasi kanabisi e cila po trafikohej, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here