Vrasja në Bllok, ‘arrest me burg 30 ditë’ për dy të plagosurit

0
599

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve për pafajësi, Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg për 30 dite’ për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok mbrëmjen e se enjtes. Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Prokurorët e Krimeve të Rënda Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës ‘arrestime burg’ për të dy të arrestuarit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate. Seanca u zhvillua këtë të diel në një spital privat dhe te Trauma në kryeqytet, aty ky ndodhet të shtruar dy të plagosurit.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here