Atentati në Bllok/ Dalin detaje të reja, zbulohet arsyeja përse shkoi Elvana në lokal

0
652

Pas krimit të trefishtë të ndodhur ditë më parë në zonën e ish-bllokut, ku “molla e sherrit” thuhet se ishte këngëtarja e njohur Elvana Gjata, kjo e fundit është larguar nga Shqipëria në gjendje të rënduar psikologjike.

Nga dëshmitë e atyre që ishin të pranishëm në lokal, në kohën kur ndodhi ngjarja, thuhet se janë përplasur për një ngacmim të bërë nga ana e Fabjol Gaxhës kundrejt Elvanës.

Sipas GSH, Elvana shkoi në lokal për të marrë një çelës tek i fejuari i saj Ervin Mata, i cili ishte i shoqëruar në tavolinë nga komando Melvjol Bilo, Geldi Hoti si dhe shtetasi tjetër Fabjol Alushi.

Në kohën kur Elvana po dilte nga lokali, ka qënë Fabjol Gaxha i cili e ka parë drejt këngëtares së njohur, gjeste këto që kanë rënë në sy të partnerit të saj Ervin Mata dhe miqve të këtij të fundit.

Melvjol Bilo, trupëroja i Elvanës  ka qënë i pari i cili i ka kërkuar llogari Fabjol Gaxhës dhe më pas ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here