Modeli “fermat me kontratë”, ministri Peleshi: Pikat e grumbullimit të nxisin kooperimin ndërmjet fermerëve

0
567

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ka zhvilluar dje një vizitë në një prej kompanitë më të mëdha në vend e specializuar në inpute, shitje me shumicë dhe import/eksport të fruta-perimeve të freskëta. Kjo kompani kryen sot eksporte në Kosovë, Serbi, Bullgari, Mali i Zi, Lituani etj dhe mbulon pjesën më të madhe të tregut shqiptar. Kompania ka ngritur një strukturë të re të prodhimit të fidanëve në Maminas, të qarkut të Durrësit. Investimi prej 1 milion dollarësh, me 9.000 m² dhe me një kapacitet prodhues prej 10 milionë fidanë në vit, është më i madhi në Shqipëri. Duke u ndalur tek struktura e kësaj kompanie, ministri Pleshi u shpreh se kjo kompani i shkon më së shumti modelit që qeveria shqiptare kërkon të përhap dhe të promovojë në vend. Peleshi tha se ky model quhet “ferma me kontratë” dhe ka si ide kryesore zbatimin grumbullimit dhe kooperimit ndërmjet fermerëve.

“Është një kompani, që dua ta veçoj sepse i shkon shumë afër modelit, që duam të përhapim dhe të mbështesim, që quhet “ferma me kontratë”. Pra, ideja është që pikat e grumbullimit të vendit tonë të jenë dhe aktorë shumë të rëndësishëm, për të nxitur atë që ne dimë në fakt, por më kollaj të thuhet, sesa të zbatohet, kooperimin ndërmjet fermerëve”, u shpreh ministri Niko Peleshi. Më tej ministri përmendi gjithashtu dhe masën e parashikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes Financiare për rimbursimin deri në 50 % të vlerës së fidanit. Ministri i Bujqësisë tha se nëqoftëse fermeri do e blejë fidanin tek grumbulluesi ai do të përfitojë deri në 50% të vlerës së fidanit. Një nismë kjo që synon nxitjen e investimeve në sektorin e bujqësisë. Kujtojmë këtu se qeveria gjatë kohëve të fundit duke parë situatën në bujqësi ka marrë një sërë nismash. Duke filluar këtu dhe me mbylljen e Drejtorive të Bujqësisë në rrethe pasi, sipas tij, nuk kanë kontribuar në përhapjen e subvencioneve për fermerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here