Dalin detaje nga aksidenti në Tiranë, 2 persona në gjendje të rëndë

0
417

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel.

Mësohet se brenda automjetit ndodhen 3 persona të gjinisë mashkullore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Makina që ka rënë në  greminë është e tipit “Fuoristradë”.

Në vendgjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.

Në vendgjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here