Ajo është ndër moderatoret më të dashura të ekranit.Bëhet fjalë për bukuroshen e cila pas largimit nga emisioni “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, do të jetë pjesë e stafit kryeministror.Për revistën ‘Class’ moderatorja Anjeza Maja ka treguar se ka në dorë një projekt të ri.
“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale.”- ka rrëfyer moderatorja për projektin të cilin mbetet ta mësojmë së shpejti.