Audiopërgjimi i montuar. Prokuroria: Burg për ‘Babalen’ e interpretuesin e Agron Xhafës

    0
    470

    Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga aboratorit anglez për ekspertizën mbi audiopërgjimin e publikuar nga PD, e cila implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotin si edhe Jetmir Olldashin.

    Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dëshmitarin X, Albert Veliu, me akuzën e kallëzimit të rremë në bashkëpunim, si edhe kalim te paligjshem te kufirit. Arrest me burg gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili sipas organit të akuzës është personi që ‘interpretoi’ A.Xhafajn në telefon. Ndërsa për  gazetarin Jetmir Olldashi Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ me akuzën e kallëzim të rremë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here