Zbardhen detajet/ Krimi i trefishtë në Tiranë, merret në pyetje Elvana Gjata, ja kush e shoqëronte këngëtaren

0
658

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares të njohur në Shqipëri, Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martianj me Laert Haton.

Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

“Sherri ka nisur për një këngëtare të njohur shqiptare. Në disa momente të caktuara personat kanë filluar ta ngacmojnë këngëtaren. Fillimisht ka nisur një sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here