U përfshi në përplasjen me armë në ish-Bllok, zbulohet kush është i dashuri biznesmen i Elvana Gjatës (EMRI)

0
943

Elvana Gjata dyshohet se është bërë “molla e sherrit” mbrëmjen e djeshme ku si pasojë mbeti i vdekur një person në ish-Bllok.

Sipas gazetares Klodiana Lala, këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

Ndërkohë Politiko.al ka mësuar se i dashuri i Elvana Gjatës është Ervin Mata, biznesmen tejet i fuqishëm.

“Sherri ka nisur për një këngëtare të njohur shqiptare. Në disa momente të caktuara personat kanë filluar ta ngacmojnë këngëtaren. Fillimisht ka nisur një sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala.

Në media është shkruar shpeshherë për lidhjen e Elvana Gjatës me biznesmenin nga Tirana dhe jetën luksoze të tyre, por deri më tani emri i tij nuk është bërë publik. Edhe në festën e 30 vjetorit të Elvana Gjatës nuk u publikua asnjë foto e të dashurit të saj Ervin Mata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here