Të lidhur lakuriq nëpër shtylla, të rrahur dhe me kokën e rruar: Rrëmbimet misterioze që po çmendin policinë (VIDEO)

0
574

Një veprim i pazakontë ka tronditur javët e fundit mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin meksikan Puarto Vallarta, ku  policia ka marrë lajmërime për 11 raste ku njerëzit ishin të lidhur nëpër shtylla. Ata në të gjitha rastet ishin plotësisht të zhveshur, e që rastet të bëhen edhe më misterioze, të gjithëve iu është rruar koka në formën e germës “R”. Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre sulmeve dhe përse, derisa viktimat po refuzojnë të flasin.

Policia kishte zbuluar mavijosje nëpër të pasmet e katër burrave të lidhur.

Prej të gjithë viktimave vetëm një burrë ka folur, duke thënë se njerëzit e panjohur e kanë rrëmbyer nga ferma e tij dhe e kanë rrahur. Të tjerët nuk deshën t’i zbulojnë emrat e rrëmbyesve apo kanë pretenduar se nuk iu kujtohet asgjë, ndërsa njëri ka ikur menjëherë pasi e kishin zgjidhur.

Pa dëshmi dhe gjurmë tjera, policia për momentin vetëm mund të supozojë se burrat e lidhur janë hajdutet e zënë në flagrancë dhe janë lënë nga ana e një grupi hakmarrësish që ata të jenë shembull për tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here