Protestoi kundër presidentit Donald Trump, arrestohet modelja e njohur

0
725

Qindra protestues që kundërshtuan presidentin Donald Trump për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, janë arrestuar në Washington DC.

Mes të arrestuarve ishin edhe komedianja Amy Schummer dhe modelja Emily Ratajkowski, që protestuan kundër këtij nominimi.

Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihej duke mbajtur një letër të madhe në të cilën lexonte ‘Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj’.

“Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual”, ka shkruar Emily në Instagram.

Çështja e Bret Kavanaugh po merr përmasa të mëdha në SHBA. Me qindra persona që protestonin përpara Gjykatës së Lartë të vendit kundër të përzgjedhurit të Presidentit për të qenë anëtar i saj, kanë përfunduar në pranga.

Mes kundërshtimesh të forta nga demokratët, senatorët republikanë u zotuan të vazhdojnë me votimin mbi konfirmimin e Kavanaugh, vetëm pak orë pasi FBI-ja paraqiti raportin rreth akuzave për sulmin e supozuar seksual të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here