Ministri Xhafaj me deklaratë të fortë, reagon pas atentatit: Javës që vjen goditje të grupeve kriminale

0
398

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur nga Konferenca e Ministrerialit të BE, duke thënë se shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale.

Xhafaj komentoi dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Pjesë nga deklarata

Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale.

Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon.

Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale.

Mbrëmë ndodhi një krim, çfarë masash do të ketë?

Besoj se përgjigja që thashë pak më lartë është e vlefshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here