Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas padisë së dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, nga PD-LSI, për kërcënimin e nënkomisar Emiljano Nuhu, lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.
Me një shënim në Twitter, Rama i quan dy gjysmagjela, krerët e grupeve parlamentare të opozitës, konkretisht Spahon e PD dhe Vasilin e LSI, por i sfidon duke thënë se është gati të hetohet.
Reagimi i Ramës
Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 i falënderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon.