Deputeti i PD: Më kërkojnë në Prokurori për 9 qershorin, por s’e di për çfarë

0
420

Prokuroria ka thirrur nesër në orën 12:30 në prokurori deputetin e PD-së, Luan Baçi.

Baçi thotë se nuk është në dijeni se për çfarë e kanë thirrur, por shprehet se me arrogancë i kanë thënë se urdhri lidhet me 9 qershorin.

Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se në këtë datë në Fier, sipas tij ka qenë kryeministri Rama, ndërsa demokratët protestuan duke kërkuar largimin e tij.

“Pak dite me pare me telefonuan, nga Prokuroria dhe me arrogancen qe i karakterizon, me urdhruan pa dhene asnje spjegim se duhet te paraqitesha ne prokurori, I kerkova zoteris qe telefonoi se, kush qe arsyeja dhe ju kush jeni, pasi, nuk ju njoh. Per 9 Qershorin me tha. Sinqerisht nuk e di se çfar perfaqson kjo dt dhe ju zotri i thash, duhet te zbatoni ligjin, per te thirrur, se telefonata juaj me duket e teperuar ne kopetenca. Nuk vonoi dhe ja ma derguan Urdherin. Duan te na friksojne, te na mbyllin gojen, te na terrorizojne dhe a dini pse?  Çfar ka ndodhur ne 9 Qershor?

Ishte dita qe Nalte Gjatsia e tij erdhi ne Fier dhe qindra Fierak te ndershem me dhe pa Parti u mblodhen dhe thirren nuk te duam z Kryeminister, ti po na poshteron, ti po na largon nga vendi yne, ti po na varferon çdo dite, ti na ke merzitur jeten. Une si zakonisht ndodhem gjithmon aty ku ka njerz, aty ku ka qytetare qe jane ne hall dhe kerkojne te drejten e tyre. Dhe keta si zakonisht me akuzojne se une i organizova, une bllokova Krye gjatsine e tij dhe kjo nuk tolerohet. Mundet per kete te me kene thirrur, nejse: Neser ne oren 12 e 30 min aty do jem, pa merak. Por te jeni te sigurte se nuk me trembni dot, nuk ju kam frike, here tjeter do te jem me mijra Fierak te tjere perball jush. Ju ka filluar numurimi mbrapshte, mendojeni mire kete” tha Luan Baçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here