Bie pre e mashtrimit. I mori 10 mijë euro për baste, prokuroria: Si mashtroi ish-Presidentja e Kastriotit

0
432

Me premtimin se paratë do t’i luante në Angli me baste të sigurta, ish-presidentja e klubit sportiv “Kastritoti” Anisa Hysa, i zhvati 10 mijë euro, nipit të kolegut të saj, Fehmi Meziu, administrator i ekipit “Korabi”.

Gjithçka nisi në fushën e blertë në 2016, kur dy ekipet e kategorisë së parë asokohe, stërviteshin në të njëjtin kompleks në Pezë Helmës. Fehmi Mziu shoqërohej nga nipi i tij, Arjani, kur u takua me rivalen e tij, Hysa.

32-vjecarja dhe Arjan Mziu, diskutuan të bënin biznes bashkë dhe për këtë arsye u takuan disa herë radhazi.

Nipi i administratorit të Korabit, mesa duket është bindur nga premtimet që i kishte bërë 32-vjecarja e për këtë arsye i jep cash 10 mijë euro, me qëllim që të luheshin në baste dhe duke qenë së flitej për ndeshje të sigurta, pra rezultate të paracaktuara, fitimi do të ishte i sigurt.

Por jo cdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve. Ndonëse i jep cash shumën e kërkuar nga drejtuesja e Kastriotit të Krujës në atë kohë, Arjan Mziu nuk merr asnjë lek mbrapsht dhe menjëherë i lind dyshimi se kishte rënë pre e mashtrimit.

Pasi dështon në tentativat për të marrë lekët e tij, ai kërkon edhe ndihmën e xhaxhait, përmes të cilit e njohu Anisa Hysën. Pas disa takimesh me 32 vjecaren, e cila kërkonte kohë për t’i kthyer paratë, administrator I Korabit dorëzohet dhe vendosi të ndjekë cështjen në rrugë ligjore. Në komisariatin numër 4 Anisa Hysa denoncohet për mashtrim nga vëllai i të dëmtuarit pasi vetë Arjan Mziu ndodhej jashtë vendit, i sëmurë.

Pas disa muajsh hetime, prokuroria dërgoi dosjen në gjykatën e Tiranës, ku Anisa Hysa akuzohet dhe po gjykohet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here