Ylli i Real Madridit tregon të pathënat pas ikjes së Ronaldos

0
401

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, ka refuzuar të flasë për Cristiano Ronaldon si dhe u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve ta harrojnë largimin e portugezit, pas humbjes tronditëse ndaj CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve të martën.

Komentet e mbrojtësit spanjoll vijnë pas rënies shqetësuese në formë të Los Blancos, që nuk ka regjistruar fitore në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.
Kamponi në fuqi i Ligës së Kampionëve po ashtu përballet me problemin e shënimit të golave, pasi nuk ka realizuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit, duke mos qenë në gjendje të zëvendësojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro në verë.
Megjithatë, Nacho u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve ta harrojnë të kaluarën nëse dëshirojnë të luftojnë për tituj këtë sezon.
“Cristiano vendosi ta braktisë Real Madridin”, tha Nacho pas humbjes 1-0 ndaj CSKA Moscow.
“Ne, lojtarët, nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ka qenë vendimi i tij dhe ne mund vetëm ta respektojmë atë dhe ta falënderojmë për ato që i ka bërë për ne. Megjithatë, nuk mund të jetojmë në të kaluarën apo të mendojmë sesi do të ishte ekipi me të”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here